ALNUG Takimi
Më 15 shkurt 2012 u mbajt një takim i ALNUG - Albanian .Net User Group, ku u diskutuan disa tema.
[caption id=”” align=”aligncenter” width=”2560” caption=”ALNUG Takimi”]</dt><dt class="wp-caption-dt">[/caption]
Ishte shumë kënaqësi të diskutosh për teknologjinë, idetë, grupet e përdoruesve e shumë gjëra të tjera me kolegë si:
[caption id=”” align=”aligncenter” width=”2560” caption=”ALNUG Takimi”][/caption]
Në takim u diskutuan këto tema dhe u vendos për këto çështje:
- Emri mbetet Albanian .Net User Group, ndërsa shkurtesa ALNUG.
- Do të mbahet një ngjarje para Majit (kur mbahet edhe Tech Update & Tech Days)
- Do të tentohet që të organizohen ngjarje dhe të mbahen kontakte me universitetet
- Pasi që të hapet uebsajti dhe blogu do tu mundësohet të gjithëve që të postojnë (natyrisht, në gjuhën shqipe)
- Do të mendohet dhe do të vendoset në të ardhmen e afërtë që të niset një projekt open source, i cili do të jetë prej komunitetit për komunitetin.
- U propozua që të shtohet prezenca në rrjetat sociale, si në Facebook me një page, në Twitter të përdoret hashtagu #alnug, në LinkedIn të bëhet një grup
- Do të tentohet të rritet numri i njerëzve (në këto takimet formale)
- Bashkëpunimi me grupet tjera lokale, sidomos me ato të Microsoft Teknologjive, si të Infrastrukturës dhe SQL Server (prej nga ishte edhe Dukagjini i cili ndau shumë eksperienca në organizimin e grupit), etj…
Së shpejti do të pasoj edhe një takim tjetër ku do të flitet për ngjarjen e cila pritet të organizohet shpejtë.