Të fillosh programimin për Windows Phone 7 është fare e lehtë por të gjeshë shpejtë resurset e duhura merr kohë dhe kërkime të ndryshme. Mendova se do të ishte shumë e mirë që të publikoj disa lidhje për burimet e resurseve për programim në WP7, të cilat do të shërbenin si nisje e shpejtë.

Veglat e nevojshme për programim mund të gjenden në këtë link : http://create.msdn.com/en-us/resources/downloads.

App Hub (http://create.msdn.com/en-US/) - është vendi qëndror i resurseve i lëshuar nga Microsoft prej nga mund të merren veglat, mund të shkarkohen prezantimet e ndryshme si dhe mund të merren informacione për tregun (marketplace).

Windows Phone 7 Development for Absolute Beginners - është kurs për ata që janë fillestarë në programimin për Windows Phone 7 dhe mund të merret në channel 9 likun : http://channel9.msdn.com/Series/Windows-Phone-7-Development-for-Absolute-Beginners .

Mango Jump Start - është një seri videosh për programim në Windows Phone 7 përkatësisht versionin e fundit Mango. Jep një mori informacionesh të mira nga të cilat mund të fitohet një njohuri solide prej së cilës mund të startohet lirisht me projekte reale. Edhe kjo seri mund të gjendet në Channel 9 në linkun : http://channel9.msdn.com/Series/Mango-Jump-Start/ .