Fillo programimin me Visual Studio - Instalimi i VS C# Express hap-pas-hapi
Në postin e kaluar (të cilin mund ta gjeni këtu) postova lidhjet nga ku mund të shkarkohet Visual Studio (të cilën po ashtu e shkarkova edhe unë), për të vazhduar këtu me instalimin e saj, përkatësisht komponentën e Visual C# Express. E njejta procedurë vlenë edhe për komponentet tjera (Visual Basic, Visual C++ dhe Visual Web Developer). Së pari ekstraktojmë nga ISO dhe hapim skedarin Setup.exe (duke klikuar dy herë mbi të :D ).
[caption id=”attachment_115” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Pastaj nga dritarja e hapur zgjedhim (opcionin e parë) Visual C# 2010 Express.
[caption id=”attachment_116” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Nëse doni të kontriboni për përmirësimin e eksperiencës së instaluesit zgjedheni opcionin Yes, send information about my setup experiences to Microsoft Corporation. e cila është opcionale, dhe për të vazhduar me hapin tjetër klikoni Next.
[caption id=”attachment_117” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Pasi që të lexoni “kontratën publike apo termat e licencimit” (çka mund të bëni e çka jo me këtë softuer), zgjedheni opcionin I have read and accept the license term dhe klikoni Next.
[caption id=”attachment_118” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Përpos Visual Studio Express me komponentën C# ju mund të instaloni edhe disa komponente përcjellëse që mund të ju duhen më vonë për të zhvilluar aplikacione me tiparet përkatëse. Është opcionale nëse doni të instaloni Microsoft Silverlight ( platformë kjo për zhvillimin e aplikacioneve të avancuara të internetit “aka Rich Internet Applications”) dhe Microsoft SQL Server 2008 Express Service Pack 1 ( sistem për menaxhimin e bazave relacionale të të dhënave). Pasi që kemi zgjedhur produktet opcionale vazhdojmë për në hapin tjetër me Next.
[caption id=”attachment_119” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Tregojmë shtegun, ku dëshirojmë të instalohet aplikacioni (unë vendosa të pranoj propozimin e instaluesit - shtegun standard). Pas zgjedhjes së shtegut (që nëse dëshironi tjetër, mund të ndërrohet duke klikuar butonin Browse dhe duke zgjedhur vendin e caktuar) klikojmë në Install >.
[caption id=”attachment_120” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Eksperienca e instalimit është e kënaqshme. Në dritaret përkatëse neve njoftohemi me pjesët e kryera (të instaluara) dhe ato që po instalohen.
[caption id=”attachment_121” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
[caption id=”attachment_122” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Pasi që të pëfundon instalimin (i suksesshëm) na shfaqet mesazhi përkatës, prej ku mund të dalim (përfundojmë) nga instaluesi duke shtypur butonin Exit.
[caption id=”attachment_123” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Nga start menyja mund të hapim Visual Studion dhe hapja e parë merr ca sekonda për konfigurimin e opcioneve të ambientit.
[caption id=”attachment_124” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]
Dhe, përfundimisht e kemi ambientin fillestar të Visual Studio 2010 Express, C# komponenta.
[caption id=”attachment_125” align=”aligncenter” width=”300” caption=”Instalimi i VSC# Express”][/caption]