Dje, më 30 Nëntor 2011, pata kënaqësinë të jem njëri nga ligjëruesit në BarCamp Prishtina #3, sidomos kur në të njejtën ngjarje folën edhe Shpend Sadiku dhe Arianit Dobroshi. Shpendi foli rreth Telegrafit më shumë si një platformë që ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj sesa vetëm një portal ku mund të informohesh për të rejat e fundit. Ndërsa Arianiti foli për pronësinë intelektuale, rëndësinë dhe rolin e saj si dhe për mënyrat e mbrojtjes së punës autoriale përkatësisht inovacioneve. Unë mësova shumë gjëra nga të dytë për dy temat. Ndërsa unë (Betimi :) ) fola për Windows Phone 7, mundësitë dhe shanset që ofron platforma si dhe rrugën për të përfituar benefitet e saj. Më poshtë po e publikoj prezantimin tim në imazhe, por që të njejtin mund ta shkarkoni edhe nga këtu. Shpresoj të mësoni gjëra të reja nga informatat e prezantuara më poshtë (edhe pse prezantimi, si zakonisht, përmban vetëm titujt e temave që fliten gjatë ligjëratës), por gjithashtu jam i hapur për të mirëpritur edhe vërejtjet tuaja që mund ti postoni në komente apo të m’i dërgoni në emailin tim personal.

[gallery columns=”2”]